Partnerët dhe mbështetësit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës është përgjegjëse për aktivitetet dhe ngjarjet që kanë të bëjnë me kulturën, rininë dhe sportin.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Detyra fillestare e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është planifikimi dhe mbikëqyrja e zhvillimit të sistemit të arsimit të lartë dhe shkencës. Për këtë qëllim, MASHT zhvillon plane dhe dokumente të politikave, standardeve dhe procedurave që ofrojnë zgjidhje sistematike për sfidat me të cilat përballet sistemi i arsimit të lartë dhe sektori i kërkimit shkencor.

Agjencia për Barazi Gjinore

Agjencia për Barazi Gjinore ka mandat të hartojë, zbatojë dhe propozojë, koordinojë dhe monitorojë politikat publike vendore dhe ndërkombëtare për Barazinë Gjinore. Agjencia është përgjegjëse për promovimin, mbrojtjen dhe avancimin e pjesëmarrjes së barabartë të burrave dhe grave në të gjitha fushat e jetës politike, ekonomike, sociale dhe kulturore në Kosovë.

Rrjeti i Grave të Kosovës

Që nga fillimi i saj, RrGK është zhvilluar në një rrjet që avokon në emër të grave kosovare, në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar. Duke përfaqësuar interesat e 190 anëtarëve të saj, duke përfshirë organizatat e grave të të gjitha grupeve etnike nga mbarë Kosova, RrGK është lider në mesin e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë dhe në rajon.

YMCA

YMCA është organizata më e vjetër dhe më e madhe e të rinjëve në botë, që përfshin 120 vende me 65 milionë anëtarë. YMCA në Kosovë fokusohet në punën me të rinjtë dhe të qenit aktiv në komunitetet lokale. YMCA është riprezantuar në Kosovë në vitin 2003, duke u rritur shpejt dhe duke prezantuar iniciativa si autobusi blu dhe puna dhe udhëtimi (work and travel).

Qendra Kosovare për Studime Gjinore

Qendra Kosovare për Studime Gjinore u themelua në vitin 2002 nga Programi i Grave KFOS dhe ishte organizata e parë e këtij lloji në Kosovë. Dy vjet më vonë, bazuar në një studim fizibiliteti, Bordi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) vendosi të shkëputë Programin e Grave nga KFOS dhe u bë pjesë integrale e Qendrës Kosovare të Studimeve Gjinore.

Platforma CiviKos

Në pranverën e vitit 2007, disa OShC-të së bashku me zyrën e Kryeministrit iniciuan një proces të ndërtimit të një mënyre institucionale të bashkëpunimit ndërmjet dy sektorëve. Platforma CiviKos aktualisht ka një anëtarësim prej 207 organizatash prej të cilave është vazhdimisht në rritje.

Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar

Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) është një organizatë rinore joqeveritare dhe jofitimprurëse që synon të krijojë një komunitet ku të rinjtë dhe të rejat fuqizohen për të vepruar si agjentë të ndryshimit shoqëror.

Art and Comunity Center

ARTPOLIS është një OJQ me bazë në Kosovë që promovon kulturën, artin dhe bashkëjetesën multietnike përmes dialogut social dhe përdorimit të teatrit si mjet për promovimin e diversitetit dhe ndryshimeve sociale. Misioni i Artpolis është të ndërtojë fuqinë kulturore të grave dhe të rinjve për t'u bërë katalizatorë për ndryshime shoqërore.

Innocation Centre Kosovo

Qendra e Inovacionit në Kosovë (ICK) është një qendër që synon të lidhë komponentin e kërkimit dhe zhvillimit të fushës shkencore me sektorin e biznesit, duke u fokusuar në krijimin e mundësive të reja të punës të orientuara drejt së ardhmes, bazuar në njohuri dhe teknologji të re.

UNDP

UNDP punon në rreth 170 vende dhe territore, duke ndihmuar në çrrënjosjen e varfërisë, reduktimin e pabarazive dhe përjashtimit, dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë në mënyrë që vendet të mund të mirëmbajnë përparimin. Si agjenci e zhvillimit të OKB-së, UNDP luan një rol kritik duke ndihmuar vendet për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Ky komunitet ka për qëllim që të ofrojë hapsirë komunikimi dhe bashkëpunimi mes të rinjëve, grave dhe të gjithë atyre që angazhohen për barazi gjinore.