Për ne

Platforma Rinore për Barazi Gjinore

Platforma Digjitale Rinore për barazi gjinore është një asociacion vullnetar i OSHC-ve, individëve dhe bizneseve që veprojnë si një zë i unifikuar për promovimin aktiv të barazisë gjinore. Platforma u ofron të rinjve dhe grupeve të të rinjve mundësinë për të mësuar, për t'u lidhur dhe diskutuar mbi barazinë gjinore dhe për të forcuar synimet e projektit tonë të fokusuar në gjini dhe karakterin e tij të udhëhequr nga të rinjtë.

Platforma e Grave është zhvilluar dhe përditësuar nga IPKO Foundation, dhe është krijuar dhe mirëmbajtur me mbështetjen financiare të UNDP-së në Kosovë. Përmbajtja e platfomës është përgjegjësi e vetme e IPKO Foundation dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e UNDP-së në Kosovë.

Rreth Fondacionit IPKO

Fondacioni IPKO është një fondacion joprofitabil në Kosovë që mbështet zhvillimin e gjeneratave të ardhshme të liderëve të cilët përdorin teknologjinë për të zbatuar zgjidhje inovative për sfidat e zhvillimit lokal dhe kombëtar duke mundësuar një mjedis ku ata mund të arrijnë potencialin e tyre të plotë përmes një politike të përmirësuar dhe kontekstit institucional. Ne jemi të njohur nga partnerët për të qenë kreativ, kompetent, të përgjegjshëm, bashkëpunues dhe të besueshëm për të ndërmarrë iniciativa që krijojnë zgjidhje të qëndrueshme. Puna jonë është një lidhje mes institucioneve publike, sektorit privat dhe subjekteve joqeveritare. Fondacioni IPKO ka prioritet barazinë gjinore, pjesëmarrjen e të rinjve, komuniteteve joshumicë, studentëve që marrin bursa sociale dhe studentëve që banojnë në njësitë e banimit social.

Rreth UNDP në Kosovë

Që nga viti 1999, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, në terreni e Kosovës ka fituar një reputacion si një partner i pavarur dhe me përvojë në përpjekjet kolektive për të ndërtuar dhe forcuar institucionet e Kosovës dhe për të arritur zhvillim të qëndrueshëm. UNDP punon globalisht për të forcuar kornizat e reja dhe për të krijuar zgjidhje inovative për zhvillimin, reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe ndryshimet klimatike. Ne mbështesim përpjekjet e Kosovës për të arritur Objektivat e reja të Zhvillimit të Qëndrueshëm, të cilat do të udhëheqin politikën dhe financimin e UNDP-së deri në vitin 2030. Vizioni ynë është një Kosove e suksesshme, gjithëpërfshirëse dhe politikisht stabile, brenda Evropës. Në mbështetje të këtij vizioni, UNDP fokusohet në ndërtimin dhe ndarjen e zgjidhjeve në tre fusha:
- Qeverisja e përgjegjshme
- Rritje gjithëpërfshirëse dhe qëndrueshmëri ndaj klimës
- Kohezioni social
Në këtë platformë, ne kemi një bazë të madhe të dhënave të organizatave që punojnë me këto tema në Kosovë: LINKU

Pse të angazhoheni me Platformën Digjitale Rinore për Barazinë Gjinore

Për të eksploruar platformën si një burim arsimor

Për të bashkëpunuar me partnerët dhe të rinjtë

Për të gjetur mundësi financimi

Për të krijuar raporte vjetore (qoftë në shkollë, libra, etj.)

Për t’u njohur me mentorët të cilët OJQ-të, të rinjët dhe akteret e tjerë mund t’i përdorin

Aktivitetet tona në Fondacionin IPKO

0 +
Euro Awarded
Sponsorship Program
0 +
Participants
DOKU.TECH - 8 editions
0 +
Participants
BarCamp Prishtina - 50 editions
0 +
Participants
Girls in ICT - 7 editions

Qëndroni të lidhur me NE:

Shpresojmë që të gjeni diçka të dobishme dhe frymëzuese këtu. Dhe nëse dini diçka të rëndësishme, të dobishme ose thjesht të mrekullueshme për të cilën duhet të shkruajmë, ju lutemi, na tregoni!

Abonohuni në buletinet tona për të qëndruar të përditësuar mbi lajmet dhe ngjarjet tona më të fundit, mundësitë e financimit dhe më shumë.

Ndiqeni IPKO Foundation në Twitter, LinkedIn, Instagram, dhe Facebook.

Pyetje apo komente?

Ne jemi këtu për të qenë një burim për ju!

Ky komunitet ka për qëllim që të ofrojë hapsirë komunikimi dhe bashkëpunimi mes të rinjëve, grave dhe të gjithë atyre që angazhohen për barazi gjinore.