Roli udhëheqës i grave dhe pjesëmarrja publike

Përfaqësimi i drejtë i grave në jetën politike ka një ndikim pozitiv në integrimin gjinor në
sektorët e zhvillimit, siç është arsimi, ekonomia, shëndetësia, infrastruktura, etj. Kombet e
Bashkuara kanë vendosur një objektivë të dedikuar (Qëllimi 5) në kuadër të synimeve të
zhvillimit të qëndrueshëm që konkretisht merret me qasjen e grave në udhëheqje.
Është vërtetuar herë pas here se grupe të ndryshme të përfshira në vendimmarrje marrin vendime
më të mira. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për një detyrë siç është përfaqësimi i
interesave të qytetarëve në nivel lokal. Shpesh duke ndikuar në politikat lokale për strehimin,
sigurinë, transportin dhe ekonominë. Vendimet që merr pushteti lokal janë vendime të
rëndësishme që prekin jetën e të gjithëve, si të grave ashtu edhe të burrave. Prandaj, pjesëmarrja
dhe përfaqësimi i barabartë në proceset lokale të vendimmarjes është thelbësore për prioritizimin
e nevojave dhe çështjeve praktike që dalin si rezultat i perspektivave të ndryshme gjinore. Marrja
parasysh e perspektivës gjinore në nivele vendore mund të jetë një hap i rëndësishëm për të
ndihmuar në arritjen e ekuilibrit gjinor në nivel kombëtar.

Për më tepër, përfaqësimi i grave në pozitat politike mund të ndikojë fuqishëm në ligjet që
miratohen. Në shumë raste, gratë kanë më shumë gjasa të ndjekin politika gjithëpërfshirëse dhe
t'u përgjigjen shqetësimeve publike, dhe është më e zakonshme që gratë të avokojnë për
ndryshime pozitive rreth shëndetit, mirëqenies së komunitetit, reduktimit të varfërisë dhe
mirëqenies së familjes, dhe të tentojnë të arrijnë konsensus mbi politikat publike. Politikëbërësit
duhet të marrin parasysh aspektet e jetës që lidhen me nevojat specifike të burrave dhe grave për
një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe mirëqenie të avancuar të njerëzve.

Share :

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *